​Zhduken dy motra në Viti

Kronikë e zezë

​Zhduken dy motra në Viti

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një person ka raportuar të mërkurën se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.10.2022 rreth orës 15:30, në Viti.

Hetimet janë duke u kryer në mënyrë intensive për gjetjen e vajzave, njofton policia.

Viti 26.10.2022-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat