Vidhen stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro në Softaj të Ferizajt

Kronikë e zezë

Vidhen stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro në Softaj të Ferizajt

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 10:31
Ilustrim

Persona të panjohur raportohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi në Softaj të Ferizajt, nga ku kanë vjedhur një armë zjarri, pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro”, tha Veseli.

Ai shtoi se policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat