Aksident në Vetërnik, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident në Vetërnik, lëndohen katër persona

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident në Vetërnik.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë automjete.

Ajo theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik.Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat