Arrestohet edhe një person për grabitjen në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një person për grabitjen në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Policia sot informoi se u arrestua edhe një person i dyshuar lidhur me grabitjen e djeshme në Mitrovicë.

Ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, sipas Policisë, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor

“Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.”, bëri të ditur Policia.

Ndryshe, lidhur me rastin, është arrestuar edhe një 63 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat