Deçanasi vdes si pasojë e lëndimeve nga rrëzimi aksidental

Kronikë e zezë

Deçanasi vdes si pasojë e lëndimeve nga rrëzimi aksidental

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur pasi është lënduar si pasojë e rrëzimit aksidental.

Rasti në polici është haspur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES/Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.2022-16:30 Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar.

Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat