Përfshihet nga zjarri një objekt në Podujevë, evakuohen disa persona

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një objekt në Podujevë, evakuohen disa persona

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Sipas raportit të policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:10.

“Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura një objekt është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse me ç’rast janë evakuuar disa persona dhe zjarri është shuar nga zjarrfikësit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat