​Mashtroi dy punonjës të dy autosalloneve për shit-blerjen e 5 automjeteve me vlerw 97.000 euro, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

​Mashtroi dy punonjës të dy autosalloneve për shit-blerjen e 5 automjeteve me vlerw 97.000 euro, arrestohet i dyshuari

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Hetuesit Rajonal të Prishtinës, kanë arrestuar një person të dyshuar për dy raste të mashtrimit. Menjëherë pas raportimit hetuesit policor kanë bërë identifikimin dhe kanë arritur të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:

- E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar.

“Hetuesit Rajonal të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për së paku dy raste të mashtrimit të ndodhura gjatë muajit nëntor. Menjëherë pas raportimit hetuesit policor kanë bërë identifikimin dhe kanë arritë të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:

- E.T mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar dy punonjës të dy autosalloneve, me të cilët kishte marrëveshje për shit-blerjen e 5 automjeteve (vlera e përgjithshme 97.000 euro) , të cilat i dyshuari i kishte tjetersuar/shitur dhe nuk i kishte paguar.

Lidhur me zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të mundshëm, policia ka nisë një hetim.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat