Rrokullisen me veturë dy policë në Novobërdë

Kronikë e zezë

Rrokullisen me veturë dy policë në Novobërdë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 11:10
Policia e Kosovës

Të dielën rreth orës 11:20 në Novobërdë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin dy policë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për lëndimin e dy policëve e ka konfirmuar për media zëdhënësi Ismet Hashani, ndërsa për rastin në fjalë janë dhënë detaje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat