Një veturë me targa gjermane rrokulliset në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një veturë me targa gjermane rrokulliset në Prishtinë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 08:24
Pamje nga aksidenti

Një veturë me targa gjermane është aksidentuar në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” mbrëmë në Prishtinë.

Sikur shihet në fotografitë e mëposhtme, vetura e tipit “Golf 8” është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ambulanta dhe njësitet e zjarrfikësve.

Zyrtarë të policisë kanë thënë  se bëhet fjalë për vetaksident.

Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.

Pamjet e publikuara nga eo:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat