E rëndë: 27-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

E rëndë: 27-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:26
Ilustrim

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt.

Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sonte në një familje në rrugën “Tirana” në Gjakovë ku një 27-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga vëllai i saj dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.  

Mësohet se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat