Sekuestrohen qindra paketa me cigare në Portin e Durrësit, arrestohet 50-vjeçari nga Kosova

Kronikë e zezë

Sekuestrohen qindra paketa me cigare në Portin e Durrësit, arrestohet 50-vjeçari nga Kosova

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar me shtetësi kosovare u arrestua në Portin e Durrësit.

Kjo pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

Policia e Shtetit informoi se 50-vjeçari është banues në Francë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat