Përleshje në Prishtinë: 25-vjeçari sulmohet fizikisht, arrestohen 3 persona të dyshuar

Kronikë e zezë

Përleshje në Prishtinë: 25-vjeçari sulmohet fizikisht, arrestohen 3 persona të dyshuar

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Në ditën e fundit të vitit 2022 ka pasur jo pak incidente, por fatmirësisht deri më tash nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet. Përleshje, plagosje e rrahje janë vetëm disa nga rastet në të cilat ka intervenuar Policia në qytete të ndryshme.

Kështu ka ndodhur edhe dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku një person është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë, për motive ende të panjohura. Policia arriti të ndërhyjë derisa viktima po rrahej nga të dyshuarit, me ç’rast të njëjtit u kapën.  

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili ka marrë trajtim mjekësor nga ekipi që doli në vendin e ngjarjes. Ndërsa, njësia policore që intervenoi ka arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Të dyshuarit janë familjarë mes vete, dy prej të cilëve iu kushtoi rrahje me ndalim policor, pasi Prokurori i Shtetit urdhëroi që të dërgohen në mbajtje, teksa i dyshuari tjetër është lënë i lirë.

Ndaj tyre, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat