Përleshen mes vete gjashtë persona në Podujevë, shkak një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Përleshen mes vete gjashtë persona në Podujevë, shkak një aksident trafiku

Më: 2 janar 2023 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt gjashtë persona në Podujevë, të cilët u përleshën mes vete pas një aksidenti në trafik.

Si pasojë e përleshjes, ata kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa në automjetin e një të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar 2.28 gramë marihuanë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE | Podujevë 01.01.2023 – 06:60. Janë arrestuar gjashtë te dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një aksidenti në trafik janë përleshur në mes vete. Si pasojë e përleshjes fizike, të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej te dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2.28 gram substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat