Konflikti në rrjete sociale i fut në sherr të rinjtë, tre persona përfundojnë në polici

Kronikë e zezë

Konflikti në rrjete sociale i fut në sherr të rinjtë, tre persona përfundojnë në polici

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet që lindin përmes komunikimeve nëpër rrjete sociale, shpesh herë çojnë në sherre mes të rinjve të cilët pa hezitim eskalojnë në përleshje fizike.

Në një ngatërresë dyshohet se janë futur edhe pesë të rinj në Prizren, me ç’rast tre nga ta kanë përfunduar në Polici si të dyshuar.

Mësohet se të dyshuarit fillimisht ishin të panjohur, por pas veprimeve hetimore është arritur që të njëjtit të identifikohen dhe të shoqërohen në stacion policor.

Po ashtu, njërit prej të dyshuarve i është gjetur një pistoletë shkrepëse e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuarit për të kanosur viktimat dhe e njëjta është sekuestruar nga Policia.

19-vjeçari ka pranuar se ka kryer veprat për të cilat dyshohet, ndërsa dy të tjerët kanë deklaruar se janë vetëm shokë të të dyshuarit të parë dhe nuk janë përfshirë në rast.

Sipas tyre, motivi që çoi në zënkën me viktimat, janë disa konflikte në rrjete sociale.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’ dhe të njëjtit do të hetohen në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat