Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë.
Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.
E gjatë rrahjeve në shumë aste përdoren edhe mjete të mprehta e të forta dhe si pasojë shpesh kanë përfunduar tragjikisht.
Një rrahje mes disa personave të mitur ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Radovan Zogoviç’ në Prishtinë, ku si pasojë një 16-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.
Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri ka shkuar atje me plagë në shpinë dhe gjoks e të cilat dyshohet se i ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me thikë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Po ashtu më pas kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili u ther dhe të njëjtit ia kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Në pranga kanë përfunduar edhe tre personat tjerë të përfshirë në përleshje të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.
Me urdhër të prokurorit, rasti është inciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’, teksa i dyshuari për therjen e të miturit, është dërguar në mbajtje.