​Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohet kanabis dhe heroinë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohet kanabis dhe heroinë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë, si të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Policia njofton se të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe një sasi heroinë.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 02:30, në rrugën "Flaka e janarit" në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj dy personave të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe një sasi heroinë.

Personat e dyshuar:

• A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

• S. I, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari S.I është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, pasi ndaj tij ka rezultuar aktive një urdhëresë e gjykatës, ndërkaq i dyshuari A.B, është proceduar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat