Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai në veturën e tij posedon substancë narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë, një peshore elektrike po ashtu janë konfiskuar edhe vetura dhe telefoni i tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat