Konfiskohet një armë dhe municion në Malishevë

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë dhe municion në Malishevë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:31
Arma

Policia informoi se sot në shtëpinë e një personi të dyshuar, I.B, në Malishevë u konfiskua një armë dhe municion.

Se i dyshuari kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar, sipas Policisë, u kuptua derisa ishin duke hetuar një rast të kanosjes.

“Stacioni Policor në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast kanosje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari I. B., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1981), kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar. Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë me datën 20.02.2023 në shtëpinë e të dyshuarit kanë konfiskuar një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 30 copë fishekë të po të njëjtës armë, të cilat i dyshuari gjatë intervistimit kishte deklaruar se i posedonte në mënyrë të paautorizuar.”, bëri të ditur Policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), ndaj të dyshuarit u inicua rasti “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë, rasti do të trajtohet me procedurë të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat