Policia e trafikut në Prizren shqipton 1410 gjoba për 11 ditë

Kronikë e zezë

Policia e trafikut në Prizren shqipton 1410 gjoba për 11 ditë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Nga data 09.02.2023 deri me date 20.02.2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik, aktivitetet janë kryer në kuadër të Planit Operative “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara”.

Me qëllim që të krijohet rend dhe rregull në trafik policia ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit në realizimin e planit operativë.

Gjatë kësaj periudhe, pra nga 09 shkurt 2023 deri më 20 shkurt 2023 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren janë shqiptuar gjithsej:

1410 gjoba për kundër vajte të ndryshme.

Prej tyre sipas PO “Tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e palejuara” tiketa të shënuara: 594 gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat