Dy vetëvrasje brenda një dite, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy vetëvrasje brenda një dite, policia jep detaje

Më: 3 mars 2023 Në ora: 09:44
Policia

Dy vetëvrasje kanë ndodhur brenda një dite, njëra raportohet te ketë ndodhur në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë.

Arsyeja që kanë quar deri tek këto vetëvrasje ende nuk dihen.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:29 është raportuar për një vetëvrasje në Prishtinë.

Rasti shkon nën hetime.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ne njoftimin e PK-s.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona në Fushë Kosovë, ku një grua ka renë nga një lartësi e ndërtesës.

Të dy rastet janë cilësuar si vetëvrasje.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga  një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse  kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të  prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat