​Gjen kuletën në rrugë e dorëzon në polici

Kronikë e zezë

​Gjen kuletën në rrugë e dorëzon në polici

Më: 10 mars 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një qytetar i Prishtinës ka dorëzuar në stacionin policor Qendër një kuletë me para dhe dokumente.

Policia ka njoftuar se menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën "Tringë Ismajli", në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani, ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. 

Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat