Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar

Më: 13 mars 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Bëhet e ditur se njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë, e tjetra me targa vendore, përcjell Klankosova.tv.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave  njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin  mashkull shtetas i Shqipërisë  dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën  mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat