Djali në Prizren ia demolon zyrën babait, ky i fundit e raporton në polici

Kronikë e zezë

Djali në Prizren ia demolon zyrën babait, ky i fundit e raporton në polici

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka demoluar zyrën e babait të tij.

Rastin e ka raportuar babai i të dyshuarit.

“DHUNË NË FAMILJE- Prizren 26.03.2023-00:57.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka veprën e cekur, duke demoluar një zyrë që gjendej brenda shtëpisë-pronë e ankuesit mashkull kosovar, babait të tij. 

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi të vogël substancë narkotike 0.7 gramë marihuanë dhe 0.3 gramë heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat