​Prishtinë, polici sulmohet nga një pasagjer

Kronikë e zezë

​Prishtinë, polici sulmohet nga një pasagjer

Më: 29 mars 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një polic është sulmuar nga një pasagjer, gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë të dy kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer). Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit , rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat