57 aktakuza të ngritura vetëm për 24 orë, prijnë rastet e vjedhjeve dhe të dhunës në familje

Kronikë e zezë

57 aktakuza të ngritura vetëm për 24 orë, prijnë rastet e vjedhjeve dhe të dhunës në familje

Më: 4 prill 2023 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, bëhet e ditur se janë ndaluar 15 persona për 48 orë, gjashtë persona në Prishtinë, tre në Gjakovë dhe nga dy në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë.

Njëkohësisht, janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër 4 të dyshuarve, ku tre prej tyre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe një nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Raporti njofton se vetëm për 24 orë, ndër 57 aktakuza, gjashtë prej tyre janë ngritur për raste të vjedhjeve dhe gjashtë raste për dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat