Prishtinasi kërcënon të moshuarin përmes Facebook-ut, viktima kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Prishtinasi kërcënon të moshuarin përmes Facebook-ut, viktima kërkon ndihmën e Policisë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një mesazh me përmbajtje kërcënuese që e mori në rrjetin social Facebook, ka bërë që një i moshuar në Prishtinë të kërkojë ndihmën e Policisë.

Media mëson se pas denoncimit të 72-vjeçarit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë intervistimit nga hetuesit, 47-vjeçari ka pranuar se ka dërguar mesazhin kërcënues në fjalë, çka ka bërë që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Kanosje’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat