Një person gjendet i varur në një lis në Rahovec, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një person gjendet i varur në një lis në Rahovec, policia jep detaje

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Një person është gjetur i varur në një lis në fshatin Drenoc të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për median se viktima është i moshës 34 vjeçare.

Elezaj ka njoftuar se ekipi mjekësor ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është inicuar rast "Hetim i vdekjes". Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – ka bërë të ditur Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat