Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Prishtinë, vjedhin para cash dhe stoli në vlerë të 10 mijë eurove

Kronikë e zezë

Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Prishtinë, vjedhin para cash dhe stoli në vlerë të 10 mijë eurove

Më: 10 prill 2023 Në ora: 08:07
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së tyre në rrugën ‘Rifta Meziu’.

Mësohet se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë thyer derën e shtëpisë dhe kanë arritur që të vjedhin stoli ari, ora dore dhe para cash, që në total kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat