Sulmohet zyrtari policor nga kontrabanduesit e mallrave

Kronikë e zezë

Sulmohet zyrtari policor nga kontrabanduesit e mallrave

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Në Viti janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për arsye se nuk u i ishin ndaluar zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli.

Pas ndjekjes policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor.

“Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit kamioni dhe kafshët janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat