Aksident i rëndë në Leposaviq, një i vdekur e një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Leposaviq, një i vdekur e një i lënduar

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture”, është shprehur Elshani.

Elshani bëri të ditur se kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat