Rrahje mes disa personave në Rahovec

Kronikë e zezë

Rrahje mes disa personave në Rahovec

Më: 22 prill 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur ditën e premte në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policsë.

Rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat