Arrestohen tre persona, dyshohen se sulmuan dy të tjerë me armë dhe thika

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona, dyshohen se sulmuan dy të tjerë me armë dhe thika

Më: 24 prill 2023 Në ora: 10:41

Dy burra kanë raportuar në policinë e Gjakovës, se janë sulmuar nga tre të tjerë.

Ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë, derisa dy tjerët kanë përdorur thika.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit fillimisht janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, teksa më pas janë arrestuar dhe njërit i është sekuestruar një revole.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat