Policia e shpëton nga vetëvrasja 62-vjeçarin në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia e shpëton nga vetëvrasja 62-vjeçarin në Ferizaj

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:04
Policia

Një 62-vjeçar ka tentuar të vetëvritej sot në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj. Sipas policisë, i njëjti kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesor në ndërtim. Por, që policia kishte arritur në vendin e ngjarjes dhe e kishte bindur që të mos kërcejë nga lartësia.

62-vjeçari ka arritur të bindet nga policia dhe ka zbritur në tokë pa lëndime.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth ores 13:03 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshes 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetëvritej.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj.

Njëkohësisht janë njoftuar edhe ekipe mjekësore nga Qendra Emergjente, si dhe Brigada Zjarrfiksëve të Ferizajt, të cilët edhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimin dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim.

Policia viktimën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat