Një person është arrestuar të shtunën rreth orës 20 e 30 në Kamenicë.
Kjo pasi dyshohet se ka tentuar t’ia vë flakën veturës së viktimës, pasi ky i fundit nuk i ka dhënë para.
Sipas policisë, të përfshirët janë familjarë në mes vete.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.