Përleshje në “Qama Grill” në Fushë Kosovë: Dy klientë rrahen mes vete, njëri sulmon edhe kamarierin

Kronikë e zezë

Përleshje në “Qama Grill” në Fushë Kosovë: Dy klientë rrahen mes vete, njëri sulmon edhe kamarierin

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Përleshjet në kafetëri e restorante të ndryshme në qytetet e Kosovës, janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në sulme brutale, ku për pasojë nevojitet intervenimi i Policisë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një lokal në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur në restorantin “Qama Grill” dhe janë përfshirë dy klientë, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson se fillimisht i dyshuari B.H., ka pasur një mosmarrëveshje me një kamarier të lokalit, të cilin dyshohet se e ka sulmuar fizikisht,

Par të mos mbaruar me kaq, i njëjti është kapur edhe me një klient tjetër, të dyshuarin R.H., më të cilin janë rrahur derisa në një moment ky i fundit merr një thikë nga restoranti dhe tenton ta sulmojë.

Posa rasti është denoncuar në vendin e ngjarjes ka dalë edhë Policia, ku janë kryer ekaminimet e nevojshme, teksa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërrguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është iniciuar për veprën penale “Sulmi”.

Media ka kontaktuar edhe menaxherin e lokalit, i cili ka mohuar të ketë ndodhur përleshje.

“Dje pasdite ka ndodh, por siç më kanë thënë punëtorët në telefon, përleshje nuk ka qenë. Nuk ka qenë përleshje kështu diçka, veç një mosmarrëveshje diçka e një klientit në një porosi.. por jo, përleshje s’ka pas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat