Ndërhyn për t’i ndarë burrin dhe dy meshkuj nga rrahja, gruaja theret me thikë

Kronikë e zezë

Ndërhyn për t’i ndarë burrin dhe dy meshkuj nga rrahja, gruaja theret me thikë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:39
Ilustrim

Një grua është therur me thikë derisa ka tentuar ta ndaj burrin dhe dy meshkuj tjerë nga rrahja.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse tjetri gjendet në arrati.

“Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 08.05.2023 – 11:40. Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat