Gjilan: Nëna keqtrajtonte fëmijën, dërgohet në psikiatri

Kronikë e zezë

Gjilan: Nëna keqtrajtonte fëmijën, dërgohet në psikiatri

Më: 9 maj 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Në Gjilan mbrëmë është raportuar në polici se një grua është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.

Njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë.

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit, ndërsa fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat