Në një xhami në Drenas vidhet arka e bamirësisë me 500 euro

Kronikë e zezë

Në një xhami në Drenas vidhet arka e bamirësisë me 500 euro

Më: 13 maj 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.

Ai mes tjerash ka thënë se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro.

Në raportin 24 orësht të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Kizharekë, Gllogoc 12.05.2023 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, raporton se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi kishin vjedhur paratë në vlerë prej 500 euro. Sipas ankuesit  vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat