E tmerrshme: Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira, bie në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira, bie në pranga të Policisë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 17:06
Ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, duke mos ‘kursyer’ as ato që janë në moshë të shtyrë.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë i ka ndodhur edhe një gruaje të moshuar në orët e mëngjesit të së mërkurës në Gjakovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 72-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 33-vjeçare, në shtëpinë e saj, të cilën e lëshon me qira, si bujtinë ditore.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari K.F., kishte vendosur ta marrë një dhomë me qira në pikët të mëngjesit, për të cilën u mor vesh me viktimën. Me t’u vendosur në dhomën që e pagoi, i dyshuari ia mësyu gruas së moshuar, duke i shkuar nga mbrapa.

Sinjali mëson se kjo e fundit u përballë me një situatë të tmerrshme, kur i riu i shkoi deri në tualet dhe e kapi me dhunë, duke tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Fatmirësisht, e moshuara ia doli që ta largojë të dyshuarin dhe vendosi që menjëherë ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë 33-vjeçari.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, por pas veprimeve që janë ndërmarrë nga Policia, është lokalizuar vendndodhja e tij dhe i njëjti është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat