Aksident në Gjakovë: Vetura godet traktorin, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë: Vetura godet traktorin, shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Më: 28 maj 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e ndeshjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku fillimisht është trajtuar në Gjakovë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të tejkalimit të rrezikshëm nga ana e shoferit të veturës, i cili ka goditur më pas traktorin.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat