Dërgohet në QKUK një punëtor pasi u rrëzua nga objekti ku punonte

Kronikë e zezë

Dërgohet në QKUK një punëtor pasi u rrëzua nga objekti ku punonte

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një rast i lëndimit të punëtorit në vendin e punës  ka ndodhur së fundi në fshatin Zllatar, ku një person teksa po kryente punë në një objekt, është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime serioze.

Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se viktima është punëtor i kompanisë “Fidola SHPK” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që mori në kokë.

 Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me inspektorin e punës, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme, nëse janë plotësuar kushtet apo jo, në vendin ku u lëndua viktima.

Ndërkohë është paraqitur vet në Polici menaxheri kryesor i kompanisë “Fidola SHPK”, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat