Arrestohet çifti në Malishevë, rrahën njëri tjetrin pastaj fëmjët e tyre

Kronikë e zezë

Arrestohet çifti në Malishevë, rrahën njëri tjetrin pastaj fëmjët e tyre

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua çift bashkëshortësh në Malishevë, pasi fillimisht sulmuan fizikisht njëri tjetrin, kurse më pas edhe fëmijët e tyre.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje kurse gruaja në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një  mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin  ndërkohe edhe dy fëmijët e  tyre. 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat