Dy nxënës e gjuajnë me gurë një vajzë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Dy nxënës e gjuajnë me gurë një vajzë në Vushtrri

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:01
Vushtrri

Policia ka njoftuar se dy nxënës e kanë gjuajtur me gurë një vajzë në Vushtrri.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishin në shkollë.

Të dyshuarit nuk janë hasur nga policia, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“SULM- Vushtrri 13.06.2023 – 12:25. Viktima femër kosovare- e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në shtëpi është sulmuar fizikisht dhe është gjuajtur me gurë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë po ashtu nxënës.

Sipas viktimës deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur në shkollë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Të dyshuarit nuk janë hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat