Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren

Kronikë e zezë

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një person ka marr lëndimet në vendin e tij të punës në fshatin Poslisht të Komunës së Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovë, viktima është lënduar duke pastruar një makinë për grirjen e mishit.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte në vendin e tij të punës duke pastruar një makinë për grirjen e mishit aksidentalisht është lënduar”, thuhet në raport.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, përfundon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat