Sekuestrohet një armë, pasi u raportua për të shtëna në një aheng familjar

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë, pasi u raportua për të shtëna në një aheng familjar

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 23:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot (dielë) rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e stacionit policor Veriu, të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar (F.Z.), i cili kishte shtënë gjatë një ahengu familjar”, njofton policia.

Ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, përfundon apeli i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat