Zhduket mërgimtari në Aeroportin “Adem Jashari”

Kronikë e zezë

Zhduket mërgimtari në Aeroportin “Adem Jashari”

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:52
Aeroporti Adem Jashari

Një qytetar është raportuar se ka udhëtuar nga Zvicra në Kosovë, derisa pas aterimit në Aeroportin “Adem Jashari”, nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas raportit policor, rasti është lajmëruar nga një ankues mashkull të dielën derisa rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

“ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat