Tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet shoferi në autostradën Pejë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet shoferi në autostradën Pejë-Prishtinë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:10
Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjobitur një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 173 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës thuhet se shoferit i është shqiptuar  gjoba prej 300 euro dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Njoftimi i plotë: 

Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 173 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat