Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje në dy raste të ndara ka ndaluar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Në orën 10:10 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar shoferin B.L., i moshës 18 vjeçare, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 kilometra në orë, zhvilloi shpejtësi 140 kilometra në orë dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Në ora 11:45 në lokacionin e njëjtë, policia ndaloi shoferin tjetër L.S. i moshës 32 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 kilometra në orë  zhvilloi shpejtësi 146 kilometra në orë, dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor  300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat