Gruaja në Rahovec denoncon burrin: Qe 32 vjet ushtron dhunë fizike e psikike ndaj meje

Kronikë e zezë

Gruaja në Rahovec denoncon burrin: Qe 32 vjet ushtron dhunë fizike e psikike ndaj meje

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:07
Ilustrim

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, e që ndër vite shumë raste të tilla kanë përfunduar tragjikisht.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Rahoveci, e cila e denoncoi bashkëshortin, me të cilin është e martuar që 32vjet, e i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se gjithë këto vjet ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematikisht, por rasti i fundit që ka ndodhur e shtyu atë të kërkojë ndihmë në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se sipas viktimës, burri i saj është i varur nga alkooli dhe për pasojë i shkakton në vazhdimësi probleme.

Sinjali mëson se si rezultat i raportimit, i dyshuari është kapur nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me denoncimin kundër tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat