Shqiptari rrah gruan në mes të diskotekës “Insomnia” në Graçanicë, zbulohet shkaku

Kronikë e zezë

Shqiptari rrah gruan në mes të diskotekës “Insomnia” në Graçanicë, zbulohet shkaku

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Graçanicë.

Mësohet se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, teksa ishin në diskotekën “Insomnia”.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, e madje edhe e ka sulmuar fizikisht në mes të lokalit. 

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat